5 milionë lekë për “kokën” e Partizanit/ Rrëfimi i Xhaferit: Ëndrra ime? Vllaznia në grupet e “Championsit”, mora edhe fjalën e Halilit

Të gjithë tifozët e kërkonin me çdo kusht te Vllaznia dhe Xhaferi nuk mund të qendrojë pa i plotësuar dëshirën shkodranëve. Megjithëse ende jo si president dhe më të drejta të plota për të vendosur gjithçka te Vllaznia, por duke dhënë kontributet e tij në këtë klub me dëshirën për ta dërguar sa më larg. E kur dëshira bashkohet me planet afatgjata te Xhaferi, rezultati është i qartë dhe pika se ku mbërrihet, pasi ekipi i basketbollit e dëshmon fare mirë.

Në një intervistë për “RTSH Shkodra” me gazetarin e mirënjohur, Gasper Marku, Xhaferi ka bërë një rrëfim mbi gjendjen e fundit të Vllaznisë. Për ta nisur që nga premio për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit, te llogaritë për të mos shkuar në “Play-Out” dhe sigurisht ëndrra e madhe, që një ditë kjo skuadër të mbërrijë në grupet e “Champions League”.

“Ëndrra më e madhe për Vllazninë? Unë në vetvete kam ambicie si person. Unë e kisha menduar pse jo Vllazninë, që nesër pasnesër ta shohim Vllazninë në grupet e “Champions League”. Me infrastrukturën që kemi, me stadiumin që kemi, me tifozët që kemi, me rritjet e kapaciteteve mund të jetë diçka e mundshme. Kemi rastin e Skënderbeut që e arriti një sukses. Tani do të ndeshemi me Partizanin dhe kemi vendosur një premio prej 5 milionë lekësh të vjetra. Ajo fitorja me Kukësin sikur na ngrohu pak dhe kam folur me trajnerin e Vllaznisë, në gjuhën popullore themi sikur i ka dhënë këmbë të reja lojtarëve pasi po paraqiten mirë edhe në stërvitje”.

Kur pyetet në lidhje me parashtrimin e bërë nga “Sport Ekspres” mbi mundësinë dhe llogaritjet që e dërgojnë edhe Partizanin në “Play-Out”, që rrezikon shumë nëse humbet ndaj Vllaznisë, Xhaferi shprehet: “Po të gjitha skenaret janë aty. Të treja këto ekipe duhet të luftojnë për të marrë pikë. Ne kemi punë me veten tonë dhe duhet të fitojmë. Por edhe nëse marrim skenarin më të keq, që shkojmë në “Play-Out”, do të dalim pa shumë probleme nga aty. Unë kam folur me Halilin dhe e kam uruar për titullin kampion. Kam marrë edhe fjalën e tij se Tirana do të luajë pastër ndaj Bylisit dhe kam besimin që do të dali me rezultatin pozitiv. Ne fituam për veten tonë ndaj Kukësit, por i dhamë edhe Tiranës titullin kampion. Marrëdhëniet tona dhe të tifozëve nuk kanë histori të bukur në vitet e fundit, por më para kanë qenë shumë miqësore”, u shpreh Xhaferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online