Çështja Zhordi Alba, ka risi në kampin spanjoll

Dyert e kombëtares spanjolle janë të hapura për Zhordi Albën. Sipas mediave spanjolle rikthimi i mbrojtësit të majtë në kombëtare është thjesht çështje kohe. Luis Enrike shpjegoi se për momentin nuk e shikonte plotësisht gati ish-lojtarin e tij për projektin e ri tek “La roja”,por për asnjë moment nuk ka vënë në dyshim aftësitë e tij.

Gjithashtu, tekniku spanjoll e konsideron largimin e përkohshëm të Albas nga kombëtarja si një rritje të urisë së tij për t’u rikthyer akoma dhe më i fortë në pozicionin e tij, ku ka jo pak konkurrencë me një Markos Alonso dhe Hose Gaja goxha në formë.

Gjithsesi, Enrike nuk ka dhënë një datë fikse për rikthimin e Albas, por nga mediat spanjolle rikthimi pritet që në ndeshjet e tetorit ndaj Uellsit dhe Anglisë, ose në nëntor kundër Kroacisë dhe Bosnjës. Pra,të gjitha gjasat janë që mungesa e Zhordi Alba nuk do të jetë afatgjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *