Çështja Suarez bëri mjaft bujë në verë, kur juventinët bënë gjithçka për ta transferuar uruguajin. Mediat italiane deklaruan se drejtuesit e Juventusit i kishin siguruar Suarezit pyetjet e provimit të gjuhës italiane, më përpara ditës së provimit. Thashethemet thonë se ekzistojnë mesazhe të Paratiçit që e lidhin me proçesin gjyqësor të Peruxhias, ku po shqyrtohet çështja Suarez.
Në 13 shtator Paratiçi dërgon mesazhe ku thuhet sesi mund të meret shtetësia italiane. Një nga mesazhet mes sekretarit të përgjithshëm të Juventusit dhe Paratiçit tregojnë hapur presionin ndaj prefekturës që të bënte gafë shtetësinë italiane.
Maurizio Lombardo, sekretari i përgjithshëm i Juventusit në atë kohë, thotë se : “Prefekti më konfirmoi që ai nuk mund të më priste sot. Po përpiqem të rregullojë një takim për nesër në mëngjes!” Paratiçi përgjigjet: “Çfarë.. ne jemi Juve dhe prefektura nuk na pret!”./Elio Hajdari Sport Ekspres/