Çështja Ozil: Reagimi i Erdogan dhe refuzimi i lojtarit për të takuar Lëvin

Vazhdojnë polemikat për çështjen Ozil dhe në lojë është futur dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ky i fundit ka dhënë një prononcim për “Funke Mediengruppe”, përpara vizitës që do të zhvillojë në Berlin.

Nuk e kuptoj se kush ishte problemi i fotos së famshme që bëra me Mesut. Mateus takoi Putinin dhe askush nuk i tha gjë. Futbollistët duhet të jenë të lirë të bëjnë atë që mendojnë se është e drejtë. Nuk arrij t’i kuptoj kritikat. Takoj shpesh turq, të cilët jetojnë jashtë vendit.”

“Ato ditë isha në Londër, qytetin ku Mesut jeton, pse nuk duhet ta takoja? Ndoshta duhet ta vrasim në shesh një futbollist gjerman, i cili jeton në Turqi dhe del në foto me Merkel? Nuk u kuptoj këtë logjikë. Ozil ndihet i lidhur me të dy vendet: Gjermaninë, ku ka lindur dhe Turqinë, vendin nga vijnë prindërit e tij”, përfundon presidenti turk.

Nga ana tjetër, Hoakim Lëv dhe Oliver Bierhof kishin programuar të hënën një vizitë te ekipi i Arsenalit për të takuar lojtarët gjermanë të këtij ekipi. Klubi anglez kishte lajmëruar Lenon, Mustafin dhe Ozil (nëpërmjet menaxherit të tij) për këtë vizitë, por me vendim të trajnerit Emeri, Arsenal nuk ka lejuar trajnerin dhe menaxherin e Gjermanisë të marrin pjesë në stërvitjen e ekipit.

Një vendim befasues, por siç citon “Bild”, trajneri spanjoll ka dashur të evitojë kontaktin e Ozil me dyshen e kombëtares gjermane. Pasi kanë takuar lojtarët Lenon, Mustafin dhe kanë drekuar me Mertesaker, Bierhof ka dhënë një deklaratë, ku thekson qëllimin e kësaj vizite.

Dëshironim të flisnim me Ozil, por e pranuam faktin që ai nuk dëshiron të takohet me ne në këto momente”, sqaron menaxheri i Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *