Grekët nuk e humbin mundësinë të trumbetojnë me të madhe ngjarje të ndryshme. Vrasja e Kostandin Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës solli reagim të ashpër në vendin fqinj. Ai madje u konsiderua një hero.
Së fundmi nderime ka pasur për të edhe në ndeshjen Lacio-Milan në “Olimpiko” të Romës. Emri i Kacifas dhe flamuri i “Vorio-Epirit” të pretenduar nga grekët u shpalosën në stadium. Gjithçka e organizuar nga tifozë grekë të Lacios.
E gjitha ndodhi pikërisht në një ndeshje ku nuk mungojnë shqiptarët, pasi Thomas Strakosha mbron portën e Lacios dhe Igli Tare është drejtor sportiv.