Cenolli tregon se çfarë i tha Granit Xhaka pas ndeshjes: Sikur Botërori të kishte çdo ndeshje ndaj Serbisë, do fitonim Kupën

Mario Cenolli ka folur në një lidhje paralele nga Katari me emisionin “Botërori Katar 2022“, ku ka treguar edhe bisedën që ka pasur me Granit Xhakën. Mesfushori shqiptar i ka thënë se ndeshje të tilla e motivonin edhe më tepër. Madje ka shtuar se nëse do të luante të gjitha ndeshjet kundër Serbisë, atëherë Zvicra do të fitonte Kupën e Botës.

“Prindërit, si e ëma, edhe i ati, e dinë çfarë djalit kanë. E dinë çfarë djali kanë, si ai dhe Taulanti. Kështu që ishin shumë të qetë, sepse e dinin që ai do ia dilte mbarë. Ishin shumë të qetë, u surprizova edhe unë. Ata nuk është hera e parë që janë pre e këtyre provokimeve. Siç thotë edhe vetë Graniti: “Unë kur luaj kundër këtyre provokimeve jap gjithmonë më të mirën. Jam jo 100%, por 200% më shumë”. Më tha: ‘Sikur të kishte ky Botëror të gjitha ndeshjet ndaj Serbisë, do dilnim më finale dhe do ta fitonim’”, ka treguar Mario Cenolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *