“Kokat e bashkuara dhe gishtat e tendosur”, Sulçe analizon festimin e Xhakës dhe Shaqirit: Gjetën mënyrën për të sjellë shqiponjën në fushë

Simboli i shqiponjës me duar ishte rreptësisht i ndaluar për Xhakën dhe Shaqirin, por dyshja në fjalë duket se e ka gjetur mënyrën për të sjellë shqiponjën në stadium. Festimi i dy lojtarëve shqiptarë ka tërhequr vëmendjen e Altin Sulçes, i cili sjell një këndvështrim tjetër. Gjatë emisionit “Botërori Katar 2022”, gazetari shqiptar ka shpjeguar se si Xhaka dhe Shaqiri kanë formuar shqiponjën me trupat e tyre.

“Dua ti bëj një interpretim. Në këndvështrimin tim, më duket se nuk e bënin dot shqiponjën me dorë në këtë moment, por gjetën një mënyrë tjetër ekzekutimi. Dy kokat e dy futbollistëve janë të bashkuar, por krahët e Xherdan Shaqirit këtu janë hapur si shqiponjë dhe gishtat janë të tendosur. Nga ana tjetër edhe Xhaka. Në një farë mënyre kanë gjetur një kompozim të ri për të sjellë në fushën e lojës një shqiponjë. Shikoni edhe gishtat e Xhakës, të hapura. Zakonisht lojtarët kur shënojnë bëjnë grushtat, por jo kanë ardhur bashkë, kanë bashkuar kokat dhe është krijuar një dekor shqiponje“, ka thënë Altin Sulçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online