Çelsi ende nuk ka vendosur për sa i përket trajnerit të ri, post i lënë bosh që nga largimi i Mauricio Sarrit drejt Juventusit.
Emrat kanë qenë të shumtë që janë përfolur, por më në në fund, duket se drejtuesit londinezë kanë zgjedhur. Frenk Lampard do të jetë trajneri i ri i Bluve, me ish-mesfushorin që kthehet në klubin ku u shndërrua në legjendë.
Frank Lampard to be appointed Chelsea manager pic.twitter.com/7gqIA6bwks
— The Sun Football ? (@TheSunFootball) 24 juin 2019
Lajmin e konfirmon “The Sun”, sipas të cilëve, Lampard do të firmosë dhe do të prezantohet brenda kësaj jave.