Çelsi arriti sot fitoren e tretë rresht në kampionat, duke kaluar 2-1 në Lester. Alvaro Morata shënoi golin e parë të ndeshjes në fund të pjesës së parë, goli i tretë personal këtë sezon, sërish me kokë.
N’Golo Kante dyfishoi në fillim të pjesës së dytë, para se Vardi të rihapte takimin nga pika e bardhë në minutën e 62-të, por nuk pati më gola. Çelsi harron hallet, kthehet edhe Eden Hazard dhe tashmë e ardhmja duket pozitive.
Ndërkaq, Arsenali ka harruar turpërimin në Liverpul, duke mundur 3-0 Bornemuthin, po u lodhur shumë. Uellbek e Lakazet shënuan që në 30 minutat e para dhe Uellbek mbylli ndeshjen me golin e tretë në minutën e 50-të. Fitore bindëse e Topçinjve, që në fakt bindin vetëm në raste të veçanta dhe nuk kanë vazhdimësi.
Fitore të shkëlqyer arriti sot Totenhemi, triumfues 3-0 në fushën e Evertonit, me dy gola nga Herri Kejn. Gjithçka u mbyll në 18 minuta, sepse Kejn e hapi serinë e golave në minutën 28 me një kros që përfundoi në rrjetë, Eriksen shënoi në minutën 42 dhe Kejn shënoi sërish sapo nisi pjesa e dytë.