Skënderbeu e nis frikshëm, edhe Teuta ia del mes polemikave

0

Skënderbeu e nis frikshëm sezonin e ri. Fitore 2-0 ndaj Flamurtarit, por mbi të gjitha lojë dhe aspak varësi nga Latifi. Gjithçka u thjeshtësua që në fillim, me penalltinë e shënuar nga Lilaj, ndërsa Muzaka u fut në fund dhe mbylli ndeshjen.

Flamurtari luajti mirë për periudha të gjata, krijoi edhe raste, por është ende tepër herët për të pretenduar të luajturit si i barabartë me Skënderbeun e konsoliduar, sidomos kur pëson gol që në fillim.

Soue ishte perfekt, edhe pse nuk shënoi, sepse krijoi të dy golat korçarë, por i gjithë Skënderbeu funksionoi mjaft mirë, duke treguar që edhe fizikisht është më mirë se rivalët, përveçse kuptohen shumë mirë.

ndërkaq, në Durrës Teuta fitoi me shumë vuajtje 2-1 ndaj Luftëtarit, në një ndeshje plot polemika. Një karton i kuq për sulmuesin e Luftëtarit Nunjes është bër ëobjekt debati, pasi në fushë nuk u kuptua qartë arsyeja. Teuta vuajti për të gjetur golin e parë dhe u desh një 11-metërsh në fillim të pjesës së dytë (faull neto) për të zhbllokuar ndeshjen me Lenën.

U duk e lehtë në vazhdim, por Luftëtari luajti mirë dhe vetëm në minutën e 83-të Ardit Shehaj shënoi golin e qetësisë durrsake. Megjithatë, vetëm dy minuta më vonë Abazaj konfirmoi se është në formë perfekte, duke shkurtuar diferencën e golave, por vetëm kaq, sepse nuk pati më gola.

 

E shtunë, 9 shtator, ora 19:00

Skënderbeu – Flamurtari 2-0

Shënuesit: Lilaj 2′ pen.,  Muzaka 74′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Shkodra (Muzaka 70′), Lilaj, Nimaga, Gavazaj (Sahiti 77′), Xhejms Adeniji (Nespor 85′), Daja

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Mersini, Sidibe (Kamara 46′),  Useini, Jakovljeviç, Zhufo (Liçaj 85′), Danilo Alvesh (Neziraj 68′), Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Kartonë të verdhë: Radas 21′ / Sidibe 6′, Useini 21′, Pollozhani 29′, Jakovljeviç 57′

Gjyqtarë: Adrian Beqiri, Egin Doda, Rejdi Avdo, Dojando Myftari

EPISODET

64′ Soue shkakton rrëmujë në mbrojtjen vlonjate, në qendër të zonës i vetëm nuk gabon Muzaka. Goli i parë i sezonit të ri me aksion.

2′ GOL SKËNDERBEU! Sabien Lilaj, nga pika e bardhë, shënon, duke çuar topin në trekëndëshin e majtë të portës së mbrojtur nga Nurkoviç.

1′ PENALLTI PËR SKËNDERBEUN. Soue futet në zonë, Nurkoviç e ndal  faull dhe arbitri akordon 11-metërshin e dytë të ditës në Superiore.

 

Teuta – Luftëtari   2-1

Shënues: Lena 48′ (p),  Shehaj 85′ / Abazaj 87′

Teuta: Kastrati, Oluasina, Hrkaç, Sykaj, Beqja, Hila, Lena (Shehaj 74′), Dosti, Dediç (Shkalla 80′), Çyrbja, Latif (Osemene 46′). Trajner: Gugash Magani

Luftëtari: Miraka, Zeqaj, Rapa, Beqiri, Rapo (Zguro 73′), Aleksi, Ramadani (Toledo 57′), Brahimaj (Lamçe 84′), Abazaj, Bregu, Nunjez. Trajner: Daniel Fernandez

Kartonë të verdhë: Lena 45’+1, Oluasina 63′ / Nunjes 9′, Ramadani 57′,  Zguro 82′, Dosti 90’+5

Karton i kuq: Nunjes 33′

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni, Indrit Myrtja

EPISODET

87′ Kristal Abazaj shënoi dy gola me kombëtaren U-21 dhe sot përsëritet. Sulmuesi i Luftëtarit merr top jashtë zone dhe me një gjuajtje të saktë gjen golin.

85′ Shehaj, i futur në pjesën e dytë, gjendet i vetëm në zonë dhe me kokë shënon golin e dytë, pas një krosi perfekt nga e majta e sulmit durrsak.

48′ GOL TEUTA Lena me 11-metërsh shënon  për durrsakët.  Kros në zonë, Zeqaj kërceu dhe në pamundësi për ta kapur topin  kokë, e devijoi me dorë. Penallti e qartë.

33′ KARTON I KUQ PËR LUFTËTARIN Nunjes protagonist, ngre bërrylin ndaj Sykajt dhe arbitri i tregon kartonin e kuq sulmuesit, që debuton në mënyrën më të keqe të mundshme në Superiore. Polemikë pa fund.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.