Çelsi dorëzon titullin, Guardiola zbavit Anglinë

Kundër skuadrës më të dobët në Angli, Kristal Palas, që nuk kishte asnjë pikë e asnjë gol të shënuar në 7 javët e para, Çelsi kampion në fuqi bëri “mrekullinë”: u mund 2-1, duke shënuar edhe një autogol, meqë Palas ishte një rival i mbaruar. Aziplikueta në minutën e 11-të u dha avantazhin miqve, por Bakajoko barazoi për kampionët 7 minuta më vonë. Pritej që kampionët gtë mos ndaleshin më, por Zaha në fundin e pjesës së parë shënoi golin e dytë për vendasit, që nuk lëshuan më deri në fund, duke marrë 3 pikë të arta, ndaj “Bluve” që mund të quhen, pse jo, në krizë.

Ndërkaq, në Mançester është kohë cirku. Mançester Siti shpartalloi 7-2 Stouk Sitin, në një ndeshje spektakolare, që ia ka vlejtur plotësisht biletën për tifozët e pranishëm. Gabriel Zhezus e Bernardo Silva shënuan nga dy gola, Stërling, David Silva e Fernandinjo shënuan nga një, në një ndeshje ku De Brujne mori pjesë në 5 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online