Vllaznia B merr pikë në Peshkopi dhe denoncon Korabin

Vllaznia B ka marrë sot në Peshkopi një barazim me vlerë, një 1-1 që i shërben për të avancuar disi në renditje, edhe pse ka vetëm 2 pikë. Edhe pse pa fitore, Vllaznia B po luan mjaft mirë në debutimin historik në Kategorinë e Parë dhe sot reagoi, edhe pse pësoi gol që në minutën e parë nga Majkëll Peçi. Paolo Markolaj barazoi në minutën e 78-të, në një ndeshje korrekte në fushë, por pas saj ka pasur probleme.

Të paktën kështu deklaron trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja, i cili në Shkodra.Neës akuzon Korabin se Korabi ka bërë presione nga më të ndryshmet dhe largimi nga stadiumi ka qenë i vështirë, me ndihmën e policisë.

“Jemi nisur që në 7 të mëngjesit për këtë takim. Kemi bërë 5 ore rrugë dhe futemi në fushë duke marrë një barazim me vlera në mes presioneve të ekipit kundërshtar. Tani jemi duke u kthyer në shoqërinë e policisë, sepse dolëm vonë nga stadiumi. Drejtuesit e Korabit bënin presione nga më të ndryshme në sy të policisë” – deklaron tekniku i kuqebluve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online