Portieri i Belgjikës dhe Çelsit, Kurtua, ka vendosur: do të transferohet te Real Madridi dhe për këtë arsye klubi blu është bindur ta lërë të lirë. Por, londinezët nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë kanë gjetur zëvendësuesin, që është Kepa Arrizabalaga, që luan me Atletikon e Madridit.
Blutë do të paguajnë klauzolën prej 80 mln eurosh, sipas medieve spanjolle, teksa një opsion tjetër mund të jetë Oblak.
Edhe pse ka rinovuar në janar deri në vitin 2025, Kepa megjithatë është gati të përshëndesë. Rroga e tij aktuale është 4 mln euro, por pritet të përfitojë deri në 6 mln euro në Londër.
Ky operacion, nëse kryhet, do të përshpejtonte kështu transferimin e Kurtua te Real Madridi.
Reali është gati të paguajë 35 mln euro për belgun, pasi kontrata i skadon pas një viti.