Çelsi dhe Roma në garë për Kasper Shmajkel

Çelsi dhe Roma janë gati të duelojnë në merkato për shërbimet e portierit Kasper Shmajkel. Portieri i Lestër Sitit është absolutisht një prej më të mirëve në Premierligë, por tani u konfirmua edhe në Kupën e Botës.

Falë paraqitjeve në Rusi dhe mbi të gjitha pas tre penalltive të pritura ndaj Kroacisë, gardiani danez tashmë kërkohet nga klubet më të rëndësishme. Çelsi e cilëson 31-vjeçarin si pasardhës të Kurtua, ndërsa Roma si zëvendësues të Alison, me të dy portierët që mund të shiten për shifra të mëdha financiare.

Kurtua është në radarët e Realit të Madridit, ndërsa për Alison interesohet Liverpuli dhe Shmajkel vlerësohet si alternativa më e mirë për ti zëvendësuar. Vera për gardianin danez pritet të jetë e nxehtë, ndërsa Lestër Siti fërkon duart dhe pret hapjen e ankandit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online