Çelsi ka zyrtarizuar mëngjesin e sotëm rinovimin me Marko Alonson. Spanjolli ka nënshkruar një kontratë të re me “Blutë” e Londrës, e cila do ta mbajë të lidhur për 5 vite. 27-vjeçari ka luajtur në 9 ndeshje në kampionat këtë edicion dhe klubi tregon se ka besim maksimal tek ai. Çelsi është i pamposhtur deri më tani në kampionat dhe pa diskutim që kontribut ka dhe Alonso.
Mbrojtësi u bashkua me Çelsit në vitin 2016, teksa klubi depozitoi plot 23 milionë euro në arkën e Fiorentinës. Në Londër Alonso ka mundur që të fitojë dhe titullin kampion, që në vitin e tij të parë në “Stamford Bridge”.
Vetë Alonso ka folur për faqen e klubit pasi nënshkroi kontratën e re, teksa është shprehur: “Jam shumë i lumtur që do të vijo të qëndroj në Londër. Unë luaj për një nga skuadra më të mira në botë. Një lëvizje e zgjuar e skuadrës për të blinduar prapavijën, pasi Alonso garanton jo pak siguri. Ndikim për këtë lëvizje ka pasur dhe trajneri Sarri, i cili ka mjaft besim tek 27-vjeçari.
Five more years. ?
Congratulations on the new contract, @marcosalonso03! ? pic.twitter.com/dhtn4fRqDY
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 24, 2018