Çelsi bën “tris”, triumf dhe ngjitje në vendin e parë

Çelsi i Mauricio Sarrit rikthehet të fitojë në Premier Ligë, pas dy barazimesh dhe njëkohësisht të marrë vendin e parë. Transferta e Sauthemptonit u kalua me sukses nga blutë e Londrës, të cilët edhe një herë frymëzohen nga lojtari i tyre i momentit, Eden Hazard. Fitore 0-3 dhe gjithashtu një paraqitje mjaft të mirë bëri dhe Ros Barklej, që nën drejtimin e Sarrit duket një tjetër lojtar tashmë.

Në pjesën e parë ishte një dominim total i Çelsit, teksa blutë prodhuan shumë raste për shënim, por vetëm në minutën e 31-të arritën të konkretizonin me anë të Eden Hazard. Ishte Ros Barklej, i cili pas një topi të rikuperuar, pasoi për belgun, i cili i vetëm përballë portierit shënoi golin e avantazhit për Çelsin.

Pjesa e dytë nisi, si një fotokopje e së dytës, ku në minutën e 58-të në zhvillimet e një goditje dënimi, një gjysmë roveshatë e Oliver Zhiru u kthye në një asist për Ros Barklejn, i cili shënoi golin e qetësisë për ekipin e Sarrit. Gjithsesi në fundin e takimit, ishte momenti i Alvaro Moratës, i cili pas golit në mesjavë në Evropë shënoi në minutën e 93-të golin e tretë dhe të fundit për këtë ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *