Mauricio Sarri po ndërton një skuadër që të pretendojë titullin në Angli. Drejtuesit londinez po përpiqen që të plotësojnë çdo kërkesë të teknikut italian. Në listën e dëshirave të 59-vjeçarit është dhe mbrojtësi Daniele Rugani.
Tekniku i Çelsit e njeh mjaft mirë lojtarin në fjalë, pasi e ka pasur dhe tek Empoli dhe ka kërkuar që me çdo kusht ta ketë nën urdhrat e tij për edicionin e ri. Fillimisht Juventus bëri rezistencë, pasi kërkonte jo më pak se 45 milion paund. Mësohet se Çelsi është gati që të përmbushë kërkesën e “Zonjës së vjetër”.
23-vjeçarin me shumë gjasa edicionin ri do të shohim në “Stamford Bridge”. Menaxheri i tij, Fali Ramadani është takuar me drejtuesit e Juventusit, duke u shprehur se edhe lojtari pajtohet me këtë transferim. Në Londër, Rugani pritet që të përfitojë rreth 4 milion paund në sezon.