“Çelësi anglez” i Gatuzos, askush tjetër përveç Borinit

Xhenaro Gatuzo u detyrua që të improvizonte me formacionin që hodhi në fushë në transfertën kundër Empolit. Dëmtimet e Higuanit dhe Kutrones bën që tekniku italian t’ia besonte për herë të parë rolin e qendërsulmuesit lojtarit polivalent Fabio Borini.

Me këtë vendosje, Borini shton një tjetër pozicion në “CV”-në e tij te Milani. Në pak më shumë se një sezon lojtari i ardhur nga anglezët e Sanderlendit ka luajtur në çdo pozicion të mundshëm, përjashtuar atë të qendërmbrojtësit ose portierit.

STATISTIKAT E AKTIVIZIME TË BORINIT

13 Herë – Sulmues i majtë

9 Herë – Sulmues i djathtë

9 Herë – Mesfushor i djathtë

4 Herë – Mesfushor i majtë

 4 Herë – Mbrojtës i djathtë

1 Herë – Mesfushor qendre

1 Herë – Mbrojtës i majtë

1 Herë – Sulmues qendre

Të dhënat nga “transfermarkt”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *