Fiorin Durmishaj më në fund ka shpërthyer, sepse mbrëmjen e djeshme shënoi golin e vetëm në Korfuz, ku Panionios fitoi 1-0 dhe e nisi kampionatin me një sukses të rëndësishëm.
Talenti 20-vjeçar i Shpresave të Shqipërisë luajti 3 ndeshje si zëvendësues në verë në Europa League dhe e ka bindur plotësisht trajnerin Mihalis Grigoriu, i cili do ta mbajë mend mirë golin e Durmishajt dje, gol që erdhi pikërisht kundër klubit që Grigoriu drejtonte sezonin e shkuar.
Fakti që Durmishaj e nisi titullar tregon qartë besimin që trajneri ka tek ai dhe vlerat e golit të sulmuesit shqiptar shtohen edhe nga fakti se Panionios në minutën e fundit të pjesës së parë kishte humbur një penallti, ndaj goli i Durmishajt në fillim të pjesës së dytë largoi presionin e krijuar.
0-1 ?? ???? ??? ?????????? – ??????? 0-1… by GSBN
Tashmë Durmishaj, pas 8 golave sezonin e fundit te Lamia në divizionin e dytë (i huazuar), gjen golin e parë në karrierë në Superligë dhe shpreson të vazhdojë me këtë ritëm, për t’u bërë një lojtar kyç edhe për Shqipërinë U-21.
Pas ndeshjes, talenti shqiptar deklaroi: “Jemi të kënaqur, ishim më gati se Korfuzi, kemi luajtur disa ndeshje në Europa League. Ndeshja ishte e ndarë në dy pjesë, në fillim nuk ishim mirë, por në pjesën e dytë ishim më lart. Fusha ishte e keqe, por vlen edhe për ekipin kundërshtar, ndaj nuk është justifikim. Tani duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të shohim ku mbërrijmë.
“Atë gol e kam pritur për kaq shumë vite! Për fat të mirë, erdhi pas një pritjeje të gjatë dhe shumë e shumë përpjekjesh. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të shkoj sa më lart të jetë e mundur”.