Cassano i kthehet Vierit dhe nuk e kupton bukurinë e ndeshjes Milan-Napoli: Po çfarë m…n ke parë ti?

Dy legjendat e futbollit italian, Antonio Cassano dhe Christian Vieri patën një përplasje idesh në emisionin e këtij të fundit, ” BOBO TV”. Bobo Vieri deklaroi se ndeshja midis Milanit dhe Napolit ishte mjaft interesante, me Napolin që zhvilloi një lojë shumë të bukur.

“Pashë një ndeshje të bukur, me aksione. Pjesa e parë ishte e vakët për Milanin, ndërsa Napoli e kontrolloi lojën totalisht. Në pjesën e dytë, Milani pati tre shanse shumë të mira dhe shënuan një gol të rregullt që u anullua. Nuk po e kuptojmë më VAR-in ditët e sotme.”- u shpreh Vieri.

Nga ana tjetër Cassano i irrituar e pyeti Vierin se cilën ndeshje kishte parë. “Çfarë m***n pe në këtë ndeshje? A e pe mirë? Pashë zero kualitet nga të dyja skuadrat. Napoli e fitoi ndeshjen vetëm prej golit. Zielinski luajti në mënyrë të shkëlqyer, nuk mund t’ia mohoj, por loja e skuadrave ishte shumë e dobët”- u shpreh Cassano. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online