Është pa frikë operacioni i verës: Edgar Çani te Partizani, lajm i raportuar në mediat shqiptare çdo verë e janar, por më në fu d i realizuar ditët e fundit.
Sulmuesi ka pritur gjatë oferta nga Italia, nga Seria B, pasi nuk mund të shkojë më lart, por ofertat italiane nuk ishin asnjëherë aq joshëse ekonomikisht. Seria B e poshtë ekonomikisht nuk është parajsë, ndryshe nga Superiorja shqiptare, që po shpenzon shifra të frikshme, përtej futbollit që ofron dhe faktit që në Europë tre klube dështuan që në turin e parë.
Menaxheri i njohur Mario Cenolli tregon për “Sport Ekspres” se oferta e Partizanit ishte perfekte financiarisht, por Cenollit iu desh pak punë të bindte Çanin. Më e vështirë ishte të bindte bashkëshorten e Edgarit: “Nuk ishte e lehtë ta bindja Çanin, por i shpjegova që oferta e Partizanit ishte shumë e mirë ekonomikisht. Pastaj Shqipëria është një hap larg Italisë, tashmë Superiorja është më mirë se Seria B. Pengesë më e madhe ishte bashkëshortja, nuk dëshironte të largohej nga Italia, por e binda edhe atë”.
Tani Çani provon Superioren, me Moxhin: “Nga Partizani njeh vetëm lojtarët që ka pasur në kombëtare. Do të marrë numrin 9, nëse është i lirë, ose numrin 17. Me Moxhin nuk ka pasur marrëdhënie, por tani flet thuajse përditë”.