Çani: Jam mirë, nuk do flas më për formën time fizike

Edgar Çani është përforcimi i bujshëm veror i Partizanit dhe natyrisht lajmet e në Itali stërvitja e tij ka qenë e kufizuar dhe ka nisur vetëm ditët e fundit kanë shqetësuar jo pak tifozët, edhe për faktin se nuk janë në kontakt me skuadrën, që prej javësh nuk stërvitet më në Shqipëri.

Megjithatë, sot Edgar Çani ka folur për faqen zyrtare të klubit, duke përgënjeshtruar lajmet se ka dëmtim: ““Gjendja ime fizike ka ardhur si rezultat vetëm i mbingarkesave në stërvitje. Aktualisht po ndjek një program me intensitet të lart trajtimi në kujdesin e stafit mjekësor e shoqëruar me një përgatitje atletike të diferencuar nga grupi. Ndërkohë përgatitjen tekniko – taktike vazhdoj ta zhvilloj normalisht me skuadrën. Shpresoj që në të ardhmen nuk duhet të reagoj për formën time dhe të mos më duhet të mohoj fjalë jo të deklaruara nga unë personalisht , sepse nuk janë pjesë e profesionalizmit tim dhe nuk i shërbejnë pozitivisht ambientit te Partizani”.

Ndërkaq, Partizani ka postuar foto nga stërvitja e sotme, por edhe aty Çani nuk duket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *