Çani futet dhe shënon ndaj Flamurtarit

Një gol, terren i rënduar, por shumë emocione në Selman Stërmasi. Partizani e Flamurtari kanë zhvilluar një pjesë të parë të mirë, aq sa ishte e mundur në atë fushë plot baltë e pellgje uji.

Partizani e nisi fort, duke tentuar të vinte në vështirësi një Flamurtar me mungesa pa fund, që humbi edhe Zhufo për dëmtim.

Dy pretendime për penallti, nga një në secilën zonë, por në fund Flamurtari humbi dy raste të pabesueshme, me Zukën dhe Danilo Alvesh, të dy vetëm me Alban Hoxhën, të dy gjuajtje jashtë.

Sapo nisi pjesa e dytë, Edgar Çani u fut në vend të Bardhit dhe në minutën e 53-të shënoi golin  e parë të ndeshjes. Kros nga e majta e Smith të kuq, kërcim i fuqishëm dhe Çani me kokë shënon një gol fantastik.

E hënë, më 19 mars 2018, ora 17:00

Partizani-Flamurtari      1-0

Shënues: Çani 53′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkovic, Kotobelli, Mala, Batha, Trashi, Asani, Bardhi, Progni. Trajner: Klevis Dalipi

Flamurtari: Sali, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Musta, Sidibe, Useini, Hoxhaj, Zhufo (Zuka 29′), Alvesh, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Kartonë të verdhë: Musta 10′, Veliu 17′, Hoxhaj 26′

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Ridiger Çokaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online