Pakult: Reagimi i duhur, jemi më të qetë. Penalltia për Sukajn ishte

0

Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, nuk ishte i bindur se kishte penallti ndaj Sukajt, por pasi pa pamjet filmike në Supersport e pranoi se arbitri mund të kishte dhënë 11-metërsh dhe do të ishte vendim i drejtë.

“Zhvillova një bisedë të shkurtër me Sukajn. I thashë që kam qenë edhe unë sulmues, kam pasur situata të tilla në karrierë. Sulmuesi futet në kontakt me mbrojtësin, kishte tërheqje fillimisht nga Sukaj, por më pas mbrojtësi shkakton faull dhe e shoh që është penallti, edhe pse arbitri nuk e dha”.

– Përtej rastit të penalltisë, fitorja ishte e merituar?

– Pas ndeshjes me Luftëtarin, duhej një reagim nga skuadra. Synimi ynë sot ishte të ktheheshim te fitorja, për të shkuar të qetë te ndërprerja e kampionatit. Ekipi bëri shumë mirë që në fillim, duke e vënë nën presion Vllazninë dhe duke kërkuar fitoren me ngulm. Më vjen shumë mirë që aksioni për golin e parë erdhi nga një bashkëpunim shumë i mirë, kemi punuar shumë në stërvitje me këto skema dhe sot shënuam një gol të tillë. Shumë e rëndësishme sot ishte që nuk pësuam gol dhe gjatë 90 minutave nuk i dhamë shumë raste Vllaznisë. Tani jemi më të qetë dhe presim ndeshjet e radhës.

– Një këshillë për Albi Allën, që rrezikoi me faullin në zonë?

– Ishte një dyluftim për topin, ai tentoi të largonte topin. Nuk jam mik i lojtarëve që i përdorin duart më shumë se këmbët, por Sukaj u tregua shumë i zoti në atë rast dhe ishte një situatë e vështirë për Allën.

– Ndryshimet në formacion?

– Vendosa të bëj disa ndryshime pas humbjes së fundit dhe skuadra u soll shumë të mirë, të gjithë u paraqitën mirë. Nuk ka formacion fiks, nuk mund të luajnë gjithnjë të njëjtit.

– Guri, a mund të krahasohet me Salihin?

– Të them të drejtë, nuk bëhet krahasimi. Salihi ishte lojtar zone, shumë i zoti, me nuhatje të shkëlqyer për golin, ndërsa Guri është lojtar që luan paksa ndryshe, është shumë i fuqishëm dhe i zoti në lojën në ajër. Guri është në rrugën e duhur, nëse vazhdon kështu do të shkojë në nivele të larta.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.