Cana: Mosha nuk është problem, rreth Rejës ka vetëm një pikëpyetje!

Edi Reja u përzgjodh për të zëvendësuar Kristian Panuccin në krye të kombëtares. Trajneri italian ka punuar në të shkuarën edhe me Lorik Canën, ish-kapitenin e kombëtares tonë. Ish-tekniku i Lacios, tashmë 73 vjeç, ka një eksperiencë të madhe dhe Cana nuk ka ngurruar të flasë për të.

“Është një trajner me eksperiencë shumë të madhe. Me shumë mundësi, një nga trajnerët që besoj se ka moshën më të madhe jo vetëm në Itali, por në mbarë futbollin. Ne kemi pasur edhe Bariç, por ky vjen me moshë më të madhe”, është shprehur Cana në emisionin “Studio Champions League” në Tring.

https://www.facebook.com/TringDigital/videos/2278004225807924/

Më tej ai ka shtuar: “Kur një trajner ka një moshë 73-vjeçare dhe me përvojë, qëllimi është i qartë, të stabilizohet ekipi dhe të merret më e mira deri në nëntor, së paku. Mirëpo, kjo pjesa që nuk ka absolutisht asnjë lloj përvoje përveç kampionatit italian, ngre pak pikëpyetje. Por është një person që e njeh mirë futbollin dhe shpresojmë që të arrijë të marrë më të mirën nga ky ekip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *