Dita e sotme ka rezervuar edhe derbin e Kategorisë së Parë. Bëhet fjalë për atë të Myzeqesë mes Apolonisë dhe Lushnjes. Një derbi mbetet derbi dhe fitorja është e vetmja rrugë për skuadrat, ndërsa nuk mungojnë nxehjet e gjakrave dhe konfliktet.
E nuk ka si t’i shpëtojë një gjë e tillë edhe derbit të Myzeqesë. Ka mjaftuar një ndërhyrje e ashpër në minutën e 21-të të takimit, që të nisin përplasjet. Stadiumi i boshatisur ka të metat e veta dhe çdo fjalë mund të dëgjohet lehtësisht. Të sharat nisën të buçasin në “Roza Haxhiu”, ndërsa konfliktit nuk i kanë shpëtuar as dy trajnertët, Mërgjyshi dhe Gjyla. Motiv ka qenë ndëshkimi me karton të verdhë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/