Bolonja përmbys Interin në transfertë edhe me 10 lojtarë, surpriza e ditës vjen në Seria A

0

Seria A ka nisur me një surprizë për ndeshjet e ditës së dielë, teksa Bolonja ka mundur në transfertë me rezultatin 1-2 Interin. Zikaltrit duhej që ta fitonin këtë takim për të përfituar nga gabimi i Lacios ndaj Milanit, që t’i afroheshin më tepër vendit të dytë.

Lukaku do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 22, atje ku u mendua se “detyra e shtëpisë” do të mbyllej për djemtë e Contes.  Ndërkohë në të 57 Soriano do të gabonte në ndërhyrje brenda zonës dhe do të largohej me kartonin e kuq, për t’i dhënë mundësinë Martinez që të shënonte nga penalltia.

Megjithatë Skorupski u tregua fantastik në dy momente duke e evituar golin që mund të rezultonte edhe fatal për Bolonjën. Kur askush nuk e priste, Juëara do të barazonte shifrat në 1-1, pavarësisht se miqtë gjendeshin me një lojtar më pak.

Bastoni do të barazonte edhe kartonat e kuq në fushë, teksa lojtarit të Interit i’u treguar për herë të dytë i verdhi. Vetëm tre minuta më vonë, në të 80, Barroë do t’i jepte edhe goditjen e fundit zikaltërve. Një buzëqeshje ka shoqëruar trajnerin Mihajloviç për përmbysjen e bërë, ndërsa Skorupski tregohet edhe njëherë si shpëtimtar ndaj Sanchez duke ia mohuar golin vetëm dy metra larg. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.