VIDEO/ Nuk ndalet me gola te Olimpja e Ljubjanës, Endri Çekiçi tund rrjetën edhe me kokë

0

Endri Çekiçi nuk di të ndalet kur vjen puna te të shënuarit në Slloveni. Futbollisti shqiptar ka gjetur rrjetën për herë të 10 në kampionat ditën e sotme. Nëse jemi mësuar që shpesh herë golat e tij “të çmendur“ të vijnë nga distanca apo edhe nga goditjet e dënimit, këtë herë situata ka qenë ndryshe.

Një krosim i hedhur në zonë është shfrytëzuar më së miri nga Çekiçi i cili me kokë e ka shtyrë topin në rrjetë në minutën e 23-të të takimit. Ky ishte goli i dytë për Olimpjan e Ljubjanës, që është duke udhëhequr në këto momente me shifrat 1-2 në transfertën kundër Triglav. Nëse rezultati mbetet i tillë deri në fund të ndeshjes, atëherë skuadra e talentit shqiptar do të shkëputej 4 pikë në krye të tabelës së klasifikimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.