Bylisi “zbardh” listën, Devolli e ka grupin gati

Janë rreth 20 lojtarë që janë nën kontratë dhe pjesë e projektit të presidencës. Do të ketë edhe afrime të talenteve nga Shqipëria apo ngha Kosova, Maqedonia e Nigeria…

Bylisi pasi ka emëruar Bledar Devollin si trajner ka menduar që edhe Ardian Balla të vazhdojë detyrën si përgatitës portierësh. Jo vetëm kaq, por ballshiotët janë vënë në kërkim edhe të një përgatitësi atletik që me shumë gjasa, nesër do të jetë në “Adush Muça”, pasi pasdite nisin përgatitjet për sezonin e ri 2017-2018. Ballshiotët, nesër do të kenë një skuadër gati, e megjithatë, do të ketë edhe përforcime. Kryesisht lojtarë që do të jenë në projektin e klubit, të rinj të talentuar dhe jo vetëm, nga klubet shqiptare apo dhe nga Kosova, Maqedonia, apo dhe Nigeria…
Skuadra – Bylisi do ta nisë nga lojtarët që kanë qenë në organikë në sezonin e shkuar. Dramolli, Bregasi, P. Fejzaj, Kodheli, Sinaj e Mehmetaj apo dhe Saliaj, por është rikthyer edhe Amar Kapllanaj që ka luajtur me AF Dinamon si i huazuar vitin e shkuar. Kurse nga lojtarët pak më të pjekur rikthehen nga huazimet Buzi, Dhrami, Hysko, Zisi e ndonjë tjetër. Pa harruar edhe sulmuesin e ri, Kleo Fejzaj që ka qenë pjesë e Tepelenës. Këta lojtarë do të jenë të hënën në Ballsh ashtu si dhe me të afirmuarit: Kolgegaj, Çukuka e Ntephe apo dhe Nertil Hoxhaj. Bylisi e ka bazën gati, dhe siç ka theksuar presidenca do të ndërtohet një ekip me talente dhe do të afirmohen e pse jo për t’u shitur siç edhe ka ndodhur me parë me shumë lojtarë si: Arbëri, Frashëri, Olainka, Hoxhaj, Madjo Gai, Ristevski e shumë të tjerë në vitet e shkuara, në Superiore e Kategorinë e Parë.
Merkato – Presidenca ballshiote u bën ftesë lojtarëve të cilët kanë dëshirë të bëhen pjesë e Bylisit sidomos mallakastriotët. Disa lojtarë nga Ballshi qe kane qenë në ekipe moshash në Tiranë, do të afrohendhe do të firmosna afatgjata. Jo vetëm kaq, por me kujdes do të bëhet edhe merkato ku do të përzgjidhen elementët sipas kërkesave të trajnerit Devolli dhe stafit të tij. Madje, dy javët e para, do të testohen shumë lojtarë të rinj që do të vijnë në Ballsh nga qytetet e tjera të Shqipërisë…

Synohet Andi Bakiasi i Egnatias
Në kuadër të merkatos, Bylisi do të afrojë edhe disa lojtarë me eksperiencë. Një ndër ta është edhe Andi Bakiasi ish-lojtar i Lushnjës, Tomorit, Teutës e së fundmi i Egnatias. Bakiasi pëlqehet nga ballshiotët duke qenë se luan disa role dhe ka eksperiencë si lojtar. Tratativat kanë nisur dhe pritet që të avancojnë gjatë kësaj jave ku mund të ketë edhe konkretizime dhe një marrëveshje mes palëve.
Ja liste e lojtarëve
Portjerë
1- Kostandino Dramolli
2- Donatjon Aliaj

Mbrojtës

3 – Arvid Bregasi
4 – Ergys Kuçi
5 – Nertil Hoxhaj
6 – Lorencio Metaj
7 – Eljan Mehmetaj
8 – Orgest Buzi
Mesfushorë
9 – Plarent Fejzaj
10 – Erald Kolgegaj
11 – Amar Kapllanaj
12 – Kliton Kodheli
13 – Kristin Çukuka
14 – Ntepe Franki Odirah
15 – Dejan Saliaj
Sulmues
16 – Oriest Sinaj
17 – Kleo Fejzaj
18 – Niko Zizi
19 – Fabjo Dhrami
20 – Gëzim Hyska

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *