Bylisi ende nuk ka nisur nga puna për sezonin e ri futbollistik, por pritet që te këtë ndryshime të rëndësishme. Deri më tani është konfirmuar largimi i kapitenit Maringlen Shoshi, i cili është transferuar në Kosovë te Trepça ’89. Drejtuesit duhet menjëherë të gjejnë zëvendësuesin e tij, por jo vetëm.
Po punohet për afrimin e një sulmuesi cilësor që t’i udhëheqë drejt Superiores, pasi edhe konkurrenca pritet të jetë e fortë me Apoloninë, Lushnjën dhe Tomorin, nëse edhe këta të fundit do të bëjnë përforcime të rëndësishme.
Presidenti Besnik Kapllanaj gjithashtu po mendohet mirë në lidhje me trajnerin. Ka disa emra në kokën e tij, por dy janë ata që po e bëjnë të mos vendosë akoma. Kërkon të marrë një vendim të pjekur, në mënyrë që mos të ketë ndryshime të shumta si një vit më parë. Pritet që shumë shpejt të mësohet se kush do ta drejtojë Bylisin.