Milani i Xhenaro Gatuzos e ka nisur mbarë vitin e ri dhe sot në Kaliari siguroi një fitore të çmuar 2-1. Kuqezinjtë fituan falë dy golave nga mesfushori Kesie, i cili përmbysi që në pjesën e parë avantazhin e shpejtë sard me mesfushorin e talentuar Barela.
Pikërisht ky i fundit doli me katron të kuq në minutat e fundit të ndeshjes, pak minuta pas mbrojtësit Rodrigez për kuqezinjtë.
Një ndeshje me emocione dhe raste të shumta për shënim, me Kaliarin që e shtoi shumë presionin në pjesën e dytë, aq sa në fundin e takimit Pavoleti i shkoi shumë pranë barazimit.
Fitorja ngjit Milanin në vendin e shtatë, dy pikë pas Sampdorias, ndaj në ambientin kuqezi është kthyer paksa buzëqeshja.