Bushiç: Duhet të fitonim, por jemi në rrugën e duhur

Sulmuesi i Flamurtarit, Tomisllav Bushiç, ka shënuar sërish dhe mbetet një lider te Flamurtari. Pas ndeshjes, kapiteni kuqezi nuk e fshehu zhgënjimin për barazimin ndaj Kukësit, por renditja është në rregull sipas tij.

“Mendoj se Flamurtari dominoi gjatë gjithë ndeshjes, edhe goli i dytë më duket i rregullt dhe na ka mërzitur shumë. Duke e riparë në përsëritje, nuk di ç’të them, vendimi është i arbitrit.

“Renditja? Skënderbeu është pak larg, do të luftojmë deri në fund, por mendoj se jemi në garë për një vend në kupat e Europës dhe jemi në rrugën e duhur. Të gjithë rivalët janë shumë të fortë, nga Skënderbeu e deri te Partizani, edhe Kamza po ecën shumë mirë.

“Mungesa e tifozëve? Është një problem për ne, dëgjohej gjithçka në fushë dhe na mungoi shumë mbështetja e tifozëve. Duro flet tërë kohën? Për mua nuk është aspak problem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online