Bushi befason: Disa futbollistë kanë mangësi taktike, klubet nuk punojnë

Alban Bushi vijon të mos njohë fitore me Shqipërinë U-21 në fushën tonë, sepse për të tretën ndeshje rresht ka mbetur i zhgënjyer. Sdomos këtë radhë ndaj Irlandës së Veriut ishte një barazim shumë i hidhur, ashtu si humbja në vajtje. “Mund të them se me lojën e zhvilluar në këtë edicion, duhet të kishim 15 pikë, sepse i kemi dominuar të gjithë kundërshtarët, por për fat të keq jemi ndëshkuar nga këto gabime të vogla dhe nuk kemi marrë rezultatet e duhura. Jam i bindur që kemi merituar shumë më tepër, por në futboll fati është shumë i rëndësishëm dhe këtë herë nuk ka qenë me ne, u shpreh Bushi në Supersport pas ndeshjes, ndërsa është marrë edhe me kundërshtarin.

“Kundërshtari kishte në fushë futbollistë 21-vjeçarë, që luajnë në ligat angleze, ndërsa një pjesë e mirë e djemve tanë janë vetëm 19-vjeçarë, por sërish ne arritëm të përballemi si duhet. Më vjen mirë që Panuçi shikon te ne elemente për skuadrën e tij dhe kemi 4-5 futbollistë që mund të luajnë pa frikë në kombëtaren e madhe”.

Nga elozhet për të tijtë, Bushi lëshon një deklaratë polemike, që duket si një sulm ndaj Superiores dhe kolegëve të tij: “Disa prej futbollistëve kanë mangësi taktike dhe nuk arrijnë të vendosen si duhet në fushë. Edhe te goli, Doka duhej të ishte vendosur shumë pranë kundërshtarit dhe t’i kishte bllokuar goditjen, por nuk e bëri. Koha që unë punoj me këta futbollistë është e shkurtër dhe nuk mund t’u shpjegoj pozicionet nga fillimi. Duhet që të punohet edhe në klube për përgatitjen taktike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online