“Burri im donte të vdiste në stadiumin e Granadas”! Tifozi që ndërroi jetë në La Liga, flet gruaja: Po kurohej për kancer dhe nuk ikte nga stadiumi

Një tifoz ndërroi jetë në La Liga, teksa gjatë ndeshjes mes Granadas dhe Athletic Bilbao, ndeshja do të ndalej. Për shkakun e një ataku kardiak, tifozi i Granadas ndërroi jetë dhe kjo ndeshje u shty për një ditë më vonë, teksa u zhvillua në mbrëmjen e djeshme, aty ku të dy ekipet u ndanë në barazimin 1-1.

Gruaja e tifozit të ndierë ka dhënë një rrëfim shumë emocionues duke shpjeguar më mirë rastin e ndodhur. “Burri im do të kishte nënshkruar për të vdekur në Los Carmenes dhe ai gjithmonë e thoshte këtë. Është e pabesueshme se sa shumë e donte Granadën dhe shkonte në çdo ndeshje. Ai ishte mbajtës i biletave sezonale për vite dhe e ndoqi klubin edhe para se të vinin në La Liga. Sido që të ishte moti jashtë, shkoi për të brohoritur për Granadën.

Është e vërtetë që vdiq nga një atak në zemër, por ka kohë që lufton si luan. Në maj u zbulua se kishte kancer dhe po bënte kimioterapi. Por as sëmundja nuk e pengoi të shkonte në ndeshjet e Granadës. Nuk ka munguar asnjëherë këtë sezon. Epo, në fund ndodhi ajo që ndodhi dhe ky është fati”, tha gruaja e tifozit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online