Bundesliga zbardh kalendarin, Bajerni e nis kundër Leverkuzenit

Kampionët e Gjermanisë të Bajernit të Mynihut do ta nisin mbrojtjen e titullit me një ndeshje shtëpiake kundër Bajer Leverkuzenit, më 18 gusht.

Bajerni e fitoi titullin me 15 pikë diferencë sezonin e fundit, duke humbur vetëm 2 ndeshje nga 34, ndërsa Leverkuzeni vjen nga një vend i 12-të zhgënjyes dhe kërkon të reagojë.

Sot Bundesliga ka zyrtarizuar kalendarin e plotë për sezonin 2017-18, me Borusian e Dortmundit që do ta nisë në Volfsburg dhe RB Lajpcigun që do të përballet me Shalken.

Bundesliga do ta mbyllë sezonin më 12 maj, pasi është viti i Kupës së Botës dhe lojtarët do të jenë në dispozicion të kombëtareve më pas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *