Kosova pret sot Bullgarinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përfaqësuesja kundërshtare vjen në një situatë të pazakontë në këtë takim.
Gjatë mëngjesit të ditës së sotme, në mediet bullgare po qarkullojnë lajme se trajneri i Bullgarisë, Petar Hubçev do t’i japë fund drejtimit 3 vjeçar në krye të kombëtares ballkanase. Trajneri bullgar është shtyrë të marrë këtë vendim nga një ofertë e papritur e klubit të Levskit të Sofies, që kërkon shërbimet e 55-vjeçarit për fazën finale të sezonit.
Vendin e lënë bosh nga Hubçev do ta marrë një emër i madh i futbollit bullgar, ish-sulmuesi Krasimir Bakalov, i cili me shumë gjasa do të jetë trajneri që do të presë Kosovën në ndeshjen e kthimit më datë 10 qershor.