Tifozët kroat nuk lejoheshin në stadium për ndeshjen kundër AEK, por një grup tifozësh të Dinamo Zagreb kanë mbërritur në kryeqytetin e Greqisë dhe mbrëmjen e djeshme ka pasur kaos total në rrugë.
Përleshja mes tifozëve të AEK-ut dhe Dinamos, sipas informacioneve jozyrtare është nisur nga tifozët e klubit mik.
Mediat greke shkruajnë se tifozët e Dinamos kanë ardhur dhe kanë tentuar të hyjnë në stadiumin e AEK-ut dhe menjëherë pas kësaj ka shpërthyer sherri.
Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur dhe siç raportojnë mediat greke mëngjesin e sotëm, fatkeqësisht një tifoz ka humbur jetën.
Në fjalë bëhet fjalë për një tifoz 22-vjeçar të AEK-ut, i cili u godit me thikë në përleshjen e mbrëmshme, dhe ndonëse ambulanca u përgjigj me shpejtësi, fatkeqësisht mjekët nuk mundën ta shpëtonin dhe u njoftua se mbrëmë ka ndërruar jetë në spital.
Një tjetër tifoz ndodhet në gjendje të rëndë dhe i rrezikohet jeta dhe shumë nga tifozët e të dyja skuadrave kanë shkuar për ndihmë në spital pas kaosit që ka ndodhur /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
07.08.2023, Before tomorrow match AEK Athens?? – Dinamo Zagreb??, ~150 BBB in AEK area, on video AEK hools looking for BBB https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/w5Bic0Mn2t
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) August 7, 2023