“Bulatovic la shumë për të dëshiruar”, Nevil Dede komenton Vllazninë: Një ndeshje të mirë dhe një të keqe, me 3-0 mund të bësh ç’të duash

Nevil Dede është i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Teksa ka analizuar ndeshjen mes Vllaznisë dhe Teutës, vihet re luhatja e madhe e shkodranëve nga njëra ndeshje në tjetrën. Dede është shprehur se me rezultatin 3-0 mund të bësh ç’të duash me ndeshjen, pavarësisht se sot u rrezikua jo pak te shkodranët pas dy golave të Teutës.

“Vllaznia është një ekipet me zotërimin e topit më të mirë dhe ka shpejtësi, që ia jep Latifi dhe Jonuzi. Hakaj dhe Gurishta i japin shumë gjerësi dhe thellësi ekipit. Bulatovic la shumë për të dëshiruar sot. Brdaric e konfirmoi me deklaratën e tij se kishte frikë pasi rezultati shkoi në 3-2.

Por pasi nisi pjesa e dytë, pa që Teuta nuk po e vendoste më në vështirësi. Për këtë arsye ndërroi Dianje. Shohim një ndeshje shumë të mirë dhe një ndeshje shumë të keqe të Vllaznisë, nuk ka vazhdimësi. Me rezultatin 3-0 mund të bësh ç’të duash”, tha Nevil Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *