Juventusi ra nga froni i Serisë A, pas 9 viteve dominim absolut. Bardhezinjtë ishin favoritë absolutë në fillim të sezonit, por performanca e Interit ishte e paarritshme përgjatë gjithë kampionatit. Megjithatë gjërat mund të shkonin shumë më keq për “Zonjën e Vjetër”, pasi vetëm në javën e fundit arritën të kualifikoheshin për Uefa Champions League.
Në një intervistë për “JTV” Ganliuigi Buffon kritikoi tifozët të cilët ishin gati t’i bënin “varrn” kësaj skuadre, që pasi filluan problemet e para. Sipas tij tifozi duhet ta mbështes skuadrën deri në maj, atëherë kur përfundon totalisht sezoni futbollistik.
“Një gjë që më shqetësoi ishte fakti se entuziazmi rreth ekipit ra menjëherë me vështirësitë e para. Tifozët e vërtetë nuk duhet ta groposin Juven kur ndodhet në vështirësi. Nëse mbështesni Juven, duhet ta bëni deri në maj e jo deri në shkurt “,-ishin fjalët e portierit legjendar i cili tashmë i thënë lamtumirë për herë të dytë skuadrës së Juventusit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/