Broja zbriti në fushë me Chelsea U23, tifozët ngrihen kundër: Po lëmë sulmuesin më të mirë me të rinjtë

Paraqitja e Armando Brojës ditën e sotme në fushë me Chelsea U23 ishte një surprizë për të gjithë. Pas atij sezoni mjaft pozitiv me Vitesse, sulmuesi shqiptar vijoi formën e mirë edhe në grumbullimin me ekipin A të Chelsea. Talenti 19-vjeçar e rrëmbeu më së miri shansin e dhënë, teksa në dy paraqitje arriti të shënonte po aq gola.

Kur të gjithë prisnin ta shihnin të përballej mbrëmjen e nesërme kundër Arsenalit në sfidën e tij të vërtetë, Tuchel bën lëvizjen e papritur dhe e dërgon me ekipin e të rinjve. Një veprim ky që nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e bluve.

Këta të fundit duket të jenë dashuruar pas Armando Brojës dhe nuk e kuptojnë arsyen përse trajneri gjerman i beson më tepër Tammy Abraham se sa lojtarit shqiptar. Tifozët ngrihen kundër Tuchel në rrjete sociale, ku shprehin mbështetjen e tyre për sulmuesin e Kombëtares sonë, të cilin duan ta shohin në fushë me ekipin e parë të Chelsea./Halti Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online