“Broja nuk mund të ankohet që nuk luan titullar”, gazetari anglez e sheh ndryshe: Havertz është nga më të mirët në botë

Armando Broja nuk po arrin të gjejë hapësirat e duhura te Chelsea këtë sezon. Megjithëse ka bërë mirë në momentet që është aktivizuar, sërish nuk preferohet titullar. Potter vijon të mbajë të njëjtën linjë si paraardhësi i tij, Tuchel-i, duke zgjedhur dyshen Aubameyang-Havertz në sulm. Në një prononcim për “GiveMeSport”, gazetari Dan Jones është shprehur se Havertz do të jetë gjithnjë favorit për titullar në krahasim me Brojën. Sipas tij, sulmuesi shqiptar nuk duhet të ankohet, pasi Havertz është një nga lojtarët më të mirë në botë në moshën e tij.

“Ai (Broja) ka bërë mirë këtë sezon. Nuk do të them se nuk ka bërë, por nuk mund të ankohet për Kai Havertz-in që luan përpara tij, sepse Kai Havertz është një nga lojtarët më të mirë të moshës së tij në botë. Chelsea pagoi shumë para për të. Kai Havertz gjithmonë do të jetë në favor të Brojës, dhe nëse nuk është, atëherë Broja duhet të shfrytëzojë sa më shumë ato mundësi dhe të mos e lejojë atë të kthehet në ekip”, ka thënë Dan Jones./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online