“Broja na frikësoi në stërvitje”, trajneri i Fulham-it vlerëson Munizin: Të gjithë kishin dyshime për të, por ai u tregoi cilësitë sapo iu dha rasti

Fulham-i do të përballet pasditen e nesërme me Ëest Ham-in në javën e 33-të të Premier League-s. Marco Silva do ta ketë grupin të plotë në dispozicion për këtë përballje. Trajneri i Fulham-it ka thënë në konferencë për shtyp se Broja ka frikësuar për një moment stafin për shkak të një goditjeje të marrë në stërvitje, por ekzaminimet mjekësore qetësuan trajnerin. Silva ka folur gjithashtu edhe për Rodrigo Munizin. Ai ka theksuar se pak njerëz besonin te sulmuesi i tij, por Munizi tregoi cilësitë që zotëron sapo iu dha rasti.

“Armando Broja mori një goditje në starvitje që na shkaktoi pak frikë. Por ai kreu skanerin dhe është i gatshëm për të luajtur. Rodrigo Munizi u shpall lojtari i muajti mars në Premier League? Ai e meriton. Është një tjetër shembull i mirë se si gjërat ndryshojnë shumë shpejt. Të gjithë ata jashtë klubit patën dyshime për të, por ai kishte shansin dhe e tregoi cilësinë e tij”, ka thënë Marco Silva./Halit Delibashi-Sport Ekspres/