“Broja më i mirë se Lukaku”! Sinemati i kthehet Jeminit: Nuk flitet kështu, i bie që Broja është më i mirë edhe se Mesi

Në emisionin “Procesi Sportiv” është folur sa i përket Armando Brojës dhe ekipit që do të vazhdojë në të ardhmen. Sulmuesi do të provohet pikësëpari te Chelsea, por Ëest Ham e kërkon me ngulm. Jemini është shprehur se Broja është më i mirë se Lukaku, megjithëse qëndrimi te ekipi i Tuchel do të ishte aventurë. “Do ta ketë të vështirë te Chelsea. Kur arriti të linin në stol Lukakun, imagjinoni Brojën. Megjithëse për mua Broja është më i mirë se Lukaku tani”, tha Jemini.

Të njëjtin mendim nuk e ndante Sinemati. “Nuk flitet kështu, si është më i mirë Broja se Lukaku? Atëherë i bie Broja është më i mirë se Mesi. A është më i mirë Broja se Mesi? Se Mesi nuk bëri asgjë në këtë sezon. Por Lukaku është sulmues i klasit botëror, ka disa vite radhazi me vazhdimësi të lartë, pavarësisht se nuk shkëlqeu në këtë sezon”, u shpreh Sinemati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online