Askush nuk e di pse kishin aq shumë para me vete! Verati gra.bitet në vilën e Ronaldos, i marrin 2.9 milionë euro

0

Marko Verati, futbollisti i PSG-së është grabitur në resortin e Ibiza-s. Përkatësisht, hajdutët i kanë marrë 2.9 milionë euro nga vila ku ai ka qëndruar. Verati ndodhet me pushime me bashkëshorten e tij, Jessica Eddie dhe nuk dihet ende pse çifti i martuar ka pasur kaq shumë para me vete.

Italiani dhe gjysma e tij më e mirë u vendosën në një vilë që besohet se është në pronësi të futbollist legjendar, Ronaldo fenomenit. Mesfushori i PSG-së dhe Jessica Eddie u martuan në Paris më 15 korrik të vitit të kaluar, vetëm katër ditë pasi Veratti u bë kampion evropian me Italinë. Dyshja pas dasmës ka kaluar edhe muajin e mjaltit në Ibiza. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.