“Broja ka nevojë të piqet, duhej të ishte më i vendosur”! Reja flet pas humbjes me Izraelin: Edhe po të barazonim do të ishte njësoj si tani

Mbrëmja e sotme është mbyllur me zhgënjim në Tel Aviv. Izraeli na fundos në fund të grupit me fitoren 2-1. Ndeshja nis me një rast të pastër nga Armando Broja, i cili gabon një për një me portierin. Izraeli pati rastet e veta në pjesën e parë, ndërsa në minutën e fundit ishte Broja i cili sërish dështon ballë për ballë portierit.

Pjesa e dytë nis me festën izraelite. Vetëm 40 sekonda nga fillimi i fraksionit të dytë të lojës dhe Vajsman shkund rrjetën. Kuqezinjve u mungon kthjelltësia pas disavantazhit, prandaj Reja ndërhyn me zëvendësimet. Uzuni hyn nga stoli dhe për një moment merr rolin e heroit. Sulmuesi beratas konfirmon formën e jashtëzakonshme që po kalon, teksa në minutën e 86 realizon një gol për kornizë me topin që gjendej ende në ajër.

Por festa i lë shpejt vendin trishtimit. Mihaj flak në kosh magjinë e Uzunit, teksa bën një gafë amatoreske në zonë. Mbrojtësi i Beneventos nuk koordinohet dot me topin dhe ngatërrohet me këmbët e tij. Topi mbetet në zonë dhe Izraeli kalon sërish në avantazh. Festa i takon e gjitha izraelitëve, të cilët siguronë vendin e parë në grup dhe sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës A në Ligën e Kombeve. Më poshtë gjeni intervistat për “Supersport”:

Reja: “Për mënyrën sesi erdi ndeshja, ndoshta po shpresonim shumë për barazim. Barazimi do të ishte rezultat i mirë. Lojtarët bën si gjithmonë nga ato gabimet e zakonshme. Në dy golat që pësuam ishte e njëjta gjë. Nuk e lexojmë ndeshjen si duhet. Vijmë këtu dhe flasim gjithmonë për të njëjtat gjëra. Kishte një ekuilibër tjetër kur u kthyem me pesë mbrojtës, prandaj ndryshova skemën. Bëmë një paraqitje të mirë. Broja? Ne shpresojmë shumë nga të gjithë, edhe nga Broja. Ka nevojë të piqet që të bëhet lojtar i madh. Po e aktivizoj më shumë dhe ta kuptojë se është shumë e vështirë gjithmonë titullarë. Duhet të ishte më i vendosur, ka nevojë të rritet. Nuk jemi mësuar të luajmë me katër mbrojtës, duhet më shumë kohë. Më vjen keq që krijuam shumë raste për shënim dhe nuk ia dolëm. Djemtë besuan, u përpoqën. Megjithatë edhe barazimi nuk është se do të ndryshonte ndonjë gjë për ne”.

Hysaj: “Nga gabimet individuale kemi pësuar, si unë dhe të tjerë. Kemi bërë gjithmonë nga këto gabime individuale që na penalizojnë. E filluam mirë me katër mbrojtës, por pasi po na vendosnin në vështirësi, u kthyem me pesë në mbrojtje. U treguam se dimë të luajmë dhe mund ta fitonim ndeshjen. Nuk ndihem mirë. Do të bëj një analizë me veten time për këto gabime që bëra dhe të jem gati për ndeshjen tjetër”.

Uzuni: “Nuk ndihem mirë. Kam luajtur gjithmonë me injeksione në këto ndeshjet e fundit te Granada. Kam luajtur me gjilpëra këto minuta edhe te Shqipëria. Mos të gabojmë gjithmonë kështu, gjithmonë e pësojmë në fund. Është një nga golat e mi më të bukur të karrierës”.

Gjasula: “Izraeli po na dominonte dhe prandaj Reja na dërgoi sërish në skemën me 3 në mbrojtje. Na vendosi kështu që të luanim si më para. Na mungoi dhuna para portës, për të gjetur golin. Duhet të luftojmë gjithmonë për njëri-tjetrin, kjo na mungon. Fati nuk të vjen po nuk e meritove”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online