“Lojtarët e rinj nuk e ndjejnë njësoj fanellën“, Hysaj lëshon kritikat pas ndeshjes: Ne jepnim maksimumin në fushë, nuk ka entuziasëm

Shqipëria humbi me rezultatin 2-1 në transfertën e sotme kundër Izraelit. Elseid Hysaj ka dhënë një prononcim për mikrofonin e “TV Klan“ pas ndeshjes, ku ka folur hapur mbi problematikat në dhomat e zhveshjes. Kapiteni i kuqezinjve është shprehur se lojtarët e rinj nuk kanë të njëjtën ndjenjë me fanellën si futbollistët e vjetër dikur.

“Kjo është e vërtetë. Ndihem më mirë në krahun e djathtë, edhe në Itali kam kaluar në krahun e djathtë dhe po luaj më mirë aty se në të majtë. Mungon ajo dëshira e madhe që kishim ne dikur. Lojtarët e rinj tani nuk luajnë si ne të vjetrit dikur. Ne lojtarët e vjetër jepnim e ndjenim më shumë fanellën. Jepnim maksimumin në fushë, edhe nëse humbnin. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Edhe unë pyes veten pse ndodh kjo. Mungon ai entuziasmi në dhomën e zhveshjes“, ka thënë Elseid Hysaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online