“Broja, Asllani dhe unë luajmë në ekipe të mëdha”, Bajrami tregon rëndësinë e miqësoreve: Kështu fitojmë besim ne të rinjtë

Shqipëria e ka mbyllur me fitore vitin 2022. Ndeshja e fundit për kuqezinjtë për këtë vit kalendarik ishte ajo kundër Armenisë, të cilën e fitoi me rezultatin 2-0. Skuka ka shënuar sot golin e tij të parë me Kombëtaren, duke justifikuar besimin e Rejës për ta nisur nga minuta e parë. Ndërkohë në pjesën e dytë shënoi edhe Kristjan Asllani, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.

Ardian Bajrami: “Kështu ne të rinjtë fitojmë më shumë vetëbesim. Integrohemi më shumë me grupin. Na ndihmojnë këto ndeshje. Kemi shumë kualitet ne të rinjtë. Po luajmë më klube të mëdha, si Broja, Asllani dhe unë te Benfika. Kemi shumë potencial. Duhet të jap gjithmonë maksimumin. Duhet të dëftoj në stërvitje që jam gati. Në Kombëtare kemi shumë rivalitet”.

Asllani: “Emocion shumë i bukur të shënosh gol me Kombëtaren. Të gjithë çunat e vegjël e kanë ëndërr këtë gjë, unë e bëra sot. Por më e rëndësishmja është fitorja. Fituam pas shumë kohësh dhe i kënaqëm tifozët. Zgjedhjet i bën trajneri, unë uri kam gjithmonë. E kam shumë qejf atë topin. Edhe Skukës i thashë para ndeshjes, nisu gjithmonë pas shpinës së mbrojtësit, sepse e kam qejf atë top. Jam i lumtur që bëri golin e parë”.

Skuka: “Kam shumë besim te vetja dhe isha i sigurt që do bëja mirë, por jo me gol. Jam ndjerë shumë mirë. Çunat më kanë pritur mirë, si të vegjëlit ashtu edhe të vjetrit. Edhe stafi, dukej sikur nuk isha në Kombëtare për herë të parë. Titullar në Kombërare? Duhet shumë, shumë punë, duke parë edhe kolegët e mi në sulm. Duhet të përmirësoj gjendjen fizike, duhet ta rris shumë”.

Cara: “Do na i lejojnë t’i marrim fanellat në shtëpi? Normale që do na i lejojë, sepse këto janë kujtim. Ishte një debutim me Kombëtaren dhe do na duhen në shtëpi si kujtim. Kur të na jepet mundësia do vijmë të bëjmë maksimumin. E presim me padurim një ftesë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online