Bristol Sitit nuk i mjaftojnë zemra dhe pasioni, Siti i Guardiolës kap finalen

Ndeshje fantastike ajo mes Bristol Sitit dhe Mançester Sitit, që kanë dhuruar spektakël në gjysmëfinalen e kthimit për Kupën e ligës. Triumfoi 3-2 Siti i Guardiolës, që shkon në finalen e Wembley-t, ku do të presë Arsenalin ose Çelsin më 25 shkurt.

Vetëm një hap larg Kupës së Ligës numër 5, me gjithë trofetë e mundshëm në Angli që janë ende në lojë.

Bristol Siti dha gjithçka, me ndihmën e tifozëve, por në futboll zemra nuk mjafton, duhet edhe klas, si ai që kanë Sane, Aguero e De Brujne.

Marlon Pak shkurtoi në 2-1 pas një ore lojë dhe Flint barazoi në minutën e 94-t, por në minutën e 96-të De Brujne vulosi gjithçka. Bristol Siti kërkonte finalen e parë prej vitit 1909, por nuk ishte e thënë. Megjithatë, skuadra është super, “Gushkuqët” meritojnë të shkojnë në Premier Ligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online