Brezi i Artë, Shpresat do të jenë oksigjeni kuqezi!

 

Ndryshimi i strukturës nga FSHF dhe kooperimi mes Bogdanit (U-19) dhe Bushit (U-21) pritet të sjellë frytet. Disa janë gati për hapin e madh, të tjerë do të bëhen, por brumi është interesant

Si mund të jetë e ardhmja nëse nuk ke një të tashme? Pyetje që s’ka nevojë për përgjigje, nisur nga fakti se në rast se do të përpiqeshe të ndërtoje diçka në kohën e ardhshme, atëherë bazat duhet të paktën t’i kishe hedhur në atë të shkuar… Nuk po flasim për folje, por programim dhe, më së fundmi, me ndryshimet që ka bërë në organigramë, pas largimit të Paolo Tramexanit, federata shqiptare e futbollit ka lëvizur në këtë drejtim, duke i dhënë një tjetër formë. Kështu, duke mos luajtur aspak pozicionin e Xhemal Mustedanagiçit, që ka punuar mjaft mirë këto vite, Erjon Bogdanit iu dha mundësia që të drejtonte kombëtaren U-19 dhe në dy turne të zhvilluar deri tani ka bërë paraqitje super, në tokën italiane, duke na prezantuar edhe emra të talentuar dhe me prespektivë. Sakaq, kombëtarja U-21, që pritet të jetë edhe oksigjeni për të ardhmen e Shqipërisë, do të nisë sot aventurën e saj. Një aventurë e cila e sheh si protagoniste, jo për faktin se është e thërritur të marrë vetëm fitore e rezultate pozitive, por sepse sytë e të gjithëve do të jenë te talentet që ka dhe do t’i shtohen, në të ardhmen, në përbërje. Pikërisht kjo është ajo që qetëson Alban Bushin, ish-golashënuesin e kombëtares së madhe, i cili ka një detyrë aspak të lehtë, por tepër stimuluese.

Brezi i Artë – “E di që janë shumica të talentuar, por këtu duhet të japin 200% nëse duan të tregojnë vlerat. Katër apo pesë nga këta futbollistë do të jenë baza e kombëtares së madhe në të ardhmen”. Por, cilët janë ata? T’i zbulojmë një nga një. Ata që janë më gati, për momentin, duken Kejdi Bare i Atletiko Madridit, Endri Çekiçi i Lokomotiv Zagrebit, por edhe Taulant Seferi i Jang Bojsit dhe Emanuele Ndoj i Breshias, pa harruar këtu Leonardo Malokun e Peskarës dhe Albi Dokën, që mund të jetë edhe surpriza më e bukur. Sakaq, për të tjerët do të ketë shanse, por fillimisht po flasim për ata që nisen gati. Por, sigurisht, me kalimin e kohës do të bëhen edhe të tjerët, sepse Shpresat kanë një grup të mirë futbollistësh dhe që premtojnë, pa harruar “importin e brendshëm” që mund të vijë një kat më poshtë, pra te përfaqësuesja U-19 e Erjon Bogdanit, me të cilin Bushi është në kontakte të vazhdueshme. Dikur nuk ndanin golat nga “zilia”, ndërsa sot kooperojnë…

Lista e U-21

Portierë: Elhan Kastrati (Teuta), Gentian Selamin (Laçi)

Mbrojtës: Ardit Toli (Olimpiakos U-20), Bardhec Bytyqi (Alborg), Leonardo Maloku (Peskara), Marlind Nuri (Tirana), Shaqir Tafa (Palermo), Arijan Qollaku (Grasshopers), Irlian Ceka (Lacio Primaver), Albi Doka (Tirana), Ardit Krymi (Vllaznia)

Mesfushorë: Emanuele Ndoj (Breshia), Taulan Seferi ( Jang Bojs), Agim Zeka (Lilë), Keidi Bare (Atletiko Madrid), Sherif Kallaku (Kremoneze U-19), Redi Lushkja (Besa), Endri Çekiçi (Lokomotiva Zagreb), Kristal Abazaj (Luftëtari), Ylber Ramadani (Partizani) Frederiko Zenuni (Tutokuoio)

Sulmues: Fiorin Durmishaj (Lamia), Grent Halili (Tirana), Valdrin Mustafa (Kaiserslauten U-19), Rubin Hebaj (Vllaznia)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online