Brexit sjell revolucion në Premier League, ja plani

Brexit do të sjellë pasojë në Premier League dhe kjo dihej që kur u votua në Britaninë e Madhe dalja nga Bashkimi Europian. Numri i futbollistëve të huaj do të zvogëlohet ndjeshëm, por klubet ende nuk kanë nisur ta mendojnë mirë diçka të tillë.

Veç Bërnlejit dhe Bornmuthit, që po u japin hapësira lojtarëve vendas, klubet e tjera vijojnë të bazohen tek të huajt. FA pritet t’u sugjerojë klubeve planin e saj që u lejon atyre të kenë deri në 12 lojtarë të huaj. Aktualisht lejohen deri në 17.

Janë jo pak, por 12 skuadra që e kalojnë numrin 12 të lojtarëve të huaj në përbërje dhe duhet menduar që tani të bëhen lëvizjet e duhura. Më 29 mars të vitit 2019 Britania del nga EU, ndërkohë që aktualisht në Premier League janë plot 268 lojtarë që luajnë.

Referuar sugjerimit të Federatës Angleze, 28 prej këtyre lojtarëve janë të detyruar të ikin. Gjithsesi shifrat deri në momentin e hyrjes në fuqi të Brexit do të ndryshojnë dhe llogaritë do të jenë të tjera. Me siguri klubet gradualisht do të nisin të mendojnë të ulin numrin e të huajve, çka do t’i bëjë ata t’i përzgjedhin mirë lojtarët në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *